Cristiano: E di pse Messi e bëri atë gjë

16/02/2016 00:00

Cristiano Ronaldo dha mendimin e tij për penalltinë që ekzekutoi Leo Messi ditën e dielë, në ndeshjen që Barcelona fitoi 6-1 ndaj Celta Vigos. Argjentinasi, në vend që të godiste direkt siç bëjnë të gjithë, e pasoi topin lehtë tek Suarez, i cili erdhi me shpejtësi nga mbrapa duke shënuar.

Portugezi i Realit iu përgjigj kështu gazetarit që e pyeti në konferencën për shtyp para ndeshjes me Romën: “Do të flas shumë qartë dhe shkurt. E di pse Leo e bëri atë gjë dhe me kaq e mbyll. Mendo çfarë të duash tani”.

Një përgjigje interesante nga ana e Ronaldos, i cili humbi vendin e parë në klasifikimin e golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll pas golave që shënoi Suarez ndaj Celtës. Portugezi kryesonte me 21 gola pas dygolëshit ndaj Bilbaos, ndërsa uruguajani shkoi në shifrën e 23 golave pas tregolëshit ndaj Celtës.

Top Channel