Cristiano Ronaldo është “spornoseksual”

16/02/2016 00:00

Cristiano Ronaldo është shembulli perfekt i mashkullit “spornoseksual”. Këtë mendim ka Mark Simpson, gazetar britanik, i cili në një intervistë për “La Vanguardia” thotë se zhvillimi i meshkujve ka çuar në daljen në dritë të spornoseksualëve.

Sipas tij, fjala spornoseksual lind nga bashkimi i fjalëve sport dhe porno. Një tip spornoseksual formon trupin si objekt dëshire dhe i pëlqen ta tregojë atë nëpër rrjetet sociale dhe të grumbullojë partnere seksuale me anë të fizikut të bukur.

“Është një tendencë e përhapur tek meshkujt e rinj. Krahasohen me njëri-tjetrin. Shikoni Cristiano Ronaldon, autoekzaltimin e tij trupor. Spornoseksuali kërkon të dëshirohet prej trupit të tij, jo më prej veshjeve të tij”, shpjegon gazetari britanik.

Mark Simpson është ai që ka shpikur termin metroseksual, term që tregon meshkujt të cilët janë shumë të kujdesshëm për pamjen e tyre të jashtme dhe për ndjekjen e modës.

Top Channel