Që prej së dielës,  Top Albana Radio nuk është më adoleshente. Ajo sapo ka mbushur 18 vjeç, së bashku me vajzën më të vogël të Dritan Hoxhës.

Si shenjë e rritjes dhe hyrjes në një epokë tjetër, në këtë përvjetor Top Albania Radio ka ndryshuar imazhin dhe logon e saj.

Këtë ditëlindje të veçantë stafi i Top Medias e ka festuar së bashku, siç tashmë është bërë traditë që prej vitit 1998, traditë, gjithashtu prej atëhere, është se fjalën përshëndetëse e mban gjithmonë i njëjti mbiemër: Hoxha.

“Të kthesh kohën prapa janë 18 vite, 18 vite tek ata që kanë nisur shumë të rinj, sot janë të rritur, të maturuar, kanë patur ëndrrat e tyre që shumica i kanë bërë realitet. Kur u largua Tani u vu një slogan: ‘Ëndrra vazhdon…’ Jam shumë e lumtur për ‘Ëndrra Vazhdon…’ por ashtu siç ju të gjithë keni ëndrrat tuaja, unë do dëshiroja dhe uroja që ëndrra e Tanit, ëndrra ime, ëndrra juaj të bashkoheshin në një pikë të vetme: Top Media”, u shpreh në fjalën përshëndetëse, Presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha.

Top Albania Radio ishte dashuria e parë e ëndrrës së Dritan Hoxhës dhe u kthye në aktin e parë të një suksesi të paprecedentë, që do të ngacmonte tek ai në vijim ide dhe risi, duke sjellë shumë shpejt mrekulli mediatike si Top Channel dhe Digitalb.

“Ëndrra vazhdon” ishte slogani i Dritan Hoxhës, ëndërr, e cila vijon sot nga familja Hoxha, nën drejtimin e Drejtores Ekzekutive të Top Channel dhe Presidentes së Top Medias, Vjollca Hoxha.

Top Channel