Newborn i “burgosur”; monumenti i pavarësisë me tela me gjemba

16/02/2016 00:00

Monumenti i pavarësisë Newborn tashmë ka filluar të marrë pamjen përfundimtare të konceptuar nga autori Fisnik Ismaili.

Në 8-vjetorin e pavarësisë, obelisku do të simbolizojë izolimin e Kosovës për shkak të mos liberalizimit të vizave. Shkronjat po ngjyrosen me ngjyrë të kaltër dhe re të bardha e mbi to po pikturohen tela me gjemba. 
 
Autori Fisnik Ismaili, tha për Top Channel se imazhi i ri që jep Newborn është pamundësia për të arritur qiellin, izolimi në çdo aspekt i qytetarëve të Kosovës.
Në 8 vjetorin e pavarësisë, monumenti Newborn për herë të parë është nën mbrojtje shtetërore si monument i trashëgimisë kulturore.

Tashmë e kthyer në traditë, përmes ngjyrave, autori Fisnik Ismaili, nëpërmjet ngjyrosjes së monumentit, çdo vit jep një mesazh lidhur me situatën në Kosovën e pas pavarësisë.

Në 5-vjetorin e shpalllje së pavarësisë, Newborn u ngjyros me flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën, e më pas me ngjyrat e uniformave ushtarake të UÇK-së dhe NATO-s.

Ndërsa herën e fundit qytetarët ishin të lirë të pikturonin vetë çdo shkronjë, përveç shkronjës “E” e cila mbeti e zezë, duke simbolizuar emigrimin masiv të kosovarëve në vitin 2015.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel