Ferrari, sa ndryshime për 2016

16/02/2016 00:00

Më 19 shkurt, Ferrari do të bëjë prezantimin e makinës së re në prag të Botërorit të Formula 1 të këtij vit. Ndryshimet në njëvendshen italiane do të jenë të mëdha për 2016 duke filluar që nga pamja e jashtme.

Ndryshe nga sa është parë në të kaluarën, makina që do të vihet në dispozicion të Vettel dhe Raikkonen këtë radhë nuk do të jetë krejtësisht e kuqe, por në pjesë të saj ajo që të jetë e bardhë.
 
E reja kryesore për skuadrën italiane ka të bëjë me karrocerinë dhe hundën e makinës. Kjo e fundit do të jetë më e shkurtër, si e stilit Mercedes, por më e lartë në krahasim me makinën gjermane.

Do të ketë një zgjerim të lehtë në pjesën qendrore, por e mjaftueshme për të respektuar edhe përmasat e vendosura në rregulloren e Formula 1. Një zgjedhje e tilla ka vendosur edhe pikën e nisjes për studimin edhe të aerodinamikës së Ferrarit.

Prezantimi i makinës së re do të transmetohet drejtpërdrejt online në faqen zyrtare të internetit të Ferrarit. Me pas, Ferrari do të niset drejt Barcelonës ku do të zhvillohen edhe testet e para dimërore më 22-25 shkurt.

Botërori i ri i Formula 1 do të nisë me Çmimin e Madh të Australisë më 20 mars.

Top Channel