Fenerbahçe-Lokomotiva, nën hijen e tensioneve politike

16/02/2016 00:00

Europa League rikthehet me 1/16 e finaleve të saj dhe sfida që do të hapë këtë është ajo që do të luhet mes Fenerbahçes dhe Lokomotiv të Moskës.

Kjo sfidë do të zhvillohet në një moment kur tensionet politike mes Turqisë dhe Moskës janë rritur ndjeshëm, pas rrëzimit të avionit rus nga forcat turke në nëntor të vitit 2015.

Por, për trajnerin e Fenerbahçes, Vitor Pereira, kjo ccështje duhet të mbetet vetëm në kuadrin e politikës dhe se futbolli nuk duhet përfshirë në të.

“Futbolli është futboll dhe politika është politikë, janë ccështje krejtësisht të ndryshme. Ne luajmë futboll dhe në fushë do të jenë 22 lojtarët e të dyja skuadrave. Nuk besoj se ata po mendojnë për politikën.
Nuk e kam idenë e politikës pasi puna ime është e lidhur me futbollin. Pasioni im është ky sport. Kemi një ndeshje për të zhvilluar. Nëse fitojmë do të marrim një avantazh të ndjeshëm. Kështu që ne duhet ta bëjmë një gjë të tillë, por në mënyrën më inteligjente të mundshme. Nuk do të jetë një përballje e lehtë pasi Lokomotiv është një skuadër e vështirë për t’u mundur”, deklaroi Pereira.

Sfidat e tjera të 1/16 te finaleve të Europa League do të luhen ditën e enjte ku spikasin cciftet Fiorentina-Tottenham, Borussia Dortmund-Porto apo Villarreal-Napoli.

Top Channel