Guardiola e pranon: Juve e fortë, ne me probleme

16/02/2016 00:00

Bayerni i Munichut do përgatisë sfidën e Ligës së Kampionëve me mungesa të rëndësishme në mbrojtje dhe kjo e shqetëson shumë trajnerin e kampionëve të Gjermanisë, Pep Guardiola.

Javët e fundit Bayern humbi shërbimin e Javi Martinez, Badstuber, Boateng e Benatia, lojtarë të cilët luajnë të gjithë në qendër të mbrojtjes.

“Nuk jam përballur kurrë me një situatë të tillë”, tha Guardiola që nuk e fshehu aspak ankthin e tij. “Juventus është një skuadër e fortë dhe ne do ta përballojmë atë në një gjendje emergjence. Ajo që ka më shumë rëndësi tani është shpirti i grupit në skuadër”, vijoi ai.

Në momentin kur u hodh shorti, situata ishte e gjitha në favor të Bayern të Munichut. Por, këto javët e fundit gjërat kanë ndryshuar shumë për shkak të formës së shkëlqyer që po jetojnë bardhezinjtë dhe problemeve fizike të Bayernit duke bërë që optimizmi te Juventusi për kalimin e turit të rritet ndjeshëm.

Top Channel