Cavani në merkato, Juve i ofron 7 milionë euro në sezon

16/02/2016 00:00

Edinson Cavani vazhdon të jetë në shënjestrën e Juventusit. Drejtori i Përgjithshëm i Zonjës së Vjetër, Beppe Marota ka folur hapur për synimin e tij për ta sjellë uruguajanin në Torino në merkaton e muajit qershor.

Në fakt kampionët e Italisë e bënë tentativën e tyre për Cavanin edhe në merkaton e janarit duke ofruar 20 milionë Euro dhe kartonin e Mandsukic, ofertë kjo që nuk u morr në konsideratë nga drejtuesit e Paris Sën Zhermen.

Gjërat mund të ndryshojnë pas 5 muajsh dhe Juventus tashmë ka nisur përpara kohe lëvizjet e tij për të arritur te Cavani për ta pasur më pas më të lehtë për të fituar ndaj konkurrencës së klubeve britanike si Chelsea e Arsenal që kanë edhe burime më të mëdha financiare.

Pengesa e madhe në këtë pikë për Juventusin bëhet paga e futbollistit e cila te paris Sën Zhermen është 8 milionë Euro në sezon deri në vitin 2018. Por presidenti i Juventusit , Andrea Anjeli do të kërkojë ta bindë Cavanin duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare me 7 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, vetë Cavani e dëshiron një rikthim në kampionatin italian, ndërkohë që te Paris Sën Zhermen tashmë drejtuesit janë të gatshëm të marrin në shqyrtim të gjitha ofertat që mund të vijnë për të, duke qenë se po përgatiten për një revolucion në fund të sezoni. Në këtë pikë për Juventusin gjithçka do të varet nga Morata, i cili duket se është ai që ka probabilitetin më të madh për t’i lënë vendin Cavanit te Juventus duke qenë se Dybala konsiderohet i pashitshëm nga bardhezinjtë.

Top Channel