Hughes: Bataclan do të ishte shmangur po të kishin njerëzit armë

16/02/2016 00:00

Lideri i Eagles of Death Metals, Jesse Hughes thotë se nëse secili në Bataclan do të kishet armë, masakra nuk do të kishte ndodhur.

Komentet e tij vijnë pasi banda rikthehet në Paris, në nderim të 90 fansave që u vranë nga militantët islamikë në koncertin e tyre tre muaj më parë.

Hughes, një mbështetës i kandidatit republikan Donald Trump, si dhe një anëtar i Shoqatës Kombëtare të Armëve, vë në pikëpyetje çështjen nëse ligjet strikte të Francës për kontrollin e armëve do i kishte shpëtuar jetën njerëzve në atë natë tragjike.

“E di qe njerëzit nuk do të jenë dakord me mua…. por atë natë armët do i bënin ata të barabartë”, thotë Hughes.

Top Channel