Kombëtarja e femrave përballë Kosovës

16/02/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare e Futbollit të femrave do të zhvillojë një ndeshje miqësore më Kosovën ditën e mërkurë në “Elbasan Arena”. Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ky takim do të zhvillohet në një ditë historike, pikërisht në atë të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës duke marrë në këtë mënyrë edhe rëndësi si një event festiv për të kujtuar formalizimin e Shtetit më të ri të Europës.

Megjithatë, ky takim pritet t’i shërbejë trajnerit Rraklli për të kolauduar grupin dhe për të evidentuar vlerat e elementëve në dispozicion që do të shërbejnë në përgatitjet për eliminatoret e Kampionatit Europian, në kuadër të të cilave Shqipëria e femrave do të ketë takimin e radhës në datën 4 mars kundër Ukrainës po në “Elbasan Arena”.

Top Channel