Elton John dhe David Bowi 40 vjet pa folur, ja arsyeja…

16/02/2016 00:00

Elton John ka zbuluar se ai dhe David Bowi kishin rreth 40 vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk mundën ta rregullonin marrëdhënien e tyre.

Dy muzikantët i dhanë fund miqësisë së tyre në vitet 70’ kur David Bowi, në një intervistë të dhënë për revistën “Rolling Stone” e quajti atë “mbretëresha simbolike e rock’n’roll”.

Në një intervistë të dhënë për “Evening Standard”, Elton është shprehur: “David dhe unë nuk mund ta vazhdonim të kishim një miqësi të mirë. Edhe pse e nisëm shumë mirë, ku dilnim gjatë gjithë kohës bashkë, ai njëherë bëri një koment të lidhje me mua që m’u duk shumë mospërfillës”.

Top Channel