Higuain projektohet pasuesi i Diego Costas

15/02/2016 00:00

Gonzalo Higuain vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së Chelseat.

Mediat spanjolle raportuan të hënën se sulmuesi argjentinas i Napolit, që ka shënuar 24 gola deri më tani në kampionatin italian, kërkohet me çdo kusht nga klubi londinez.

Pas përfundimit të këtij sezoni, tek kampionët anglez pritet të ndodhë një revolucion që do të nisë që nga pankina. Shumë lojtarë pritet të largohen, nnë mesin e tyre edhe sulmuesi Diego Costa.

Pikërisht Higuain shihet si zvvendësuesi ideal i brazilianit me pasaportë spanjolle.

Top Channel