Mourihno tek United… që këtë muaj

15/02/2016 00:00

Jose Mourinho mund ta marrë më shpejt nga sa mendohet drejtimin e Manchester United.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi “The Sun” sipas të cilit, presioni mbi Luis van Gaal është rritur ndjeshëm pas humbjes 2-1 me Sunderlandin, disfatë kjo që e lë skuadrën e “djajve të kuq” në vendin e pestë me 6 pikë larg vendit të katërt që të çon në Ligën e Kampionëve.

Gjithnjë sipas “The Sun”, Mourinho mund ta marrë drejtimin e Manchester United pak ditë përpara sfidës me Arsenalin e programuar të zhvillohet në 28 shkurt.

Top Channel