Barça heq dorë nga Pogba, “buzëqesh” City

15/02/2016 00:00

Manchester City do të tentojë blerjen e Paul Pogba në muajt e verës.

Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mirror” sipas së cilës, klubi anglez tashmë e ka rrugën e lirë për të tentuar sjelljen e francezit në “Ettihad Stadium”, pasi Barcelona duket se është tërhequr nga gara për të.

Kampionët e Europës në fakt zhvilluan  bisedime për transferimin e Pogba në “Camp Nou”, por  Juventus u kërkoi 85 milionë paund për kartonin e 22-vjeçarit.

Kjo ka detyruar katalanasit të heqin dorë nga objektivi i tyre i merkatos dhe nga kjo do të kërkojë të përfitojë Manchester City.

Top Channel