Indi, zjarr në spektaklin me aktorë bollivudianë

15/02/2016 00:00

Një spektakël me aktorë bollivudianë në Indi është ndërprerë në momentin që shpërthyen flakët dhe Amitabh Bachchan e Aamir Khan u detyruan të largohen me shpejtësi nga skena.

Spektakli, pjesë e eventit ekonomik “Made in India”, i organizuar për të tërhequr investime në Indi, u pezullua në momentin kur zjarri u pa nga spektatorët.

Zjarri që lindi nga një qark i shkurtër u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati persona të lënduar.

Top Channel