Makina rrëshket në akull, shpëton për mrekulli

15/02/2016 00:00

Një 20-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli teksa aksidenti ku u përfshi është regjistruar nga kamerat.

Në pamje duket mjeti Citroen Saxo ngjyrë metal, i cili rrokulliset,  pasi rrëshkiti në akull. Pak momente më herët një Vauxhall Corsa, gjithashtu e regjistruar nga kamerat doli nga rruga.

Video është bërë publike nga policia e Sussex, për të paralajmëruar shoferët për kushtet e këqija të motit.

Top Channel