Hazard: Vështirë të refuzohet PSG-ja

15/02/2016 12:40

Eden Hazard tundohet nga një kalim i mundshëm te Paris Saint Germain. Futbollisti belg e ka pranuar këtë në një intervistë për të përditshmen “Le Parisien”, pikërisht në prag të sfidës që skuadra e tij Chelsea do të luajë me transalpinët në Ligën e Kampioneve.

“Është e vështirë të refuzosh Paris Saint Germain, një skuadër që bën pjesë në kategorinë e skuadrave që mund të fitojnë Ligën e Kampioneve dhe për mua suksesi në këtë aktivitet është obkjektivi kryesor. Gjithsesi, për momentin nuk e mendoj aspak një lëvizje të tillë”, tha belgu.

Eden Hazard prej kohësh është vënë në qendër të zërave të merkatos. Në muajt e verës emri i tij u lidh me atë të Realit të Madridit, por tani në skenë ka dalë edhe PSG.

Top Channel