Vin Diesel, mënyrë e veçantë për të uruar

15/02/2016 00:00

Pak muaj më parë Vin Diesel u kritikua se ishte shëndoshur dhe se kishte lënë pas dore format muskulore, dhe kjo u shfat në disa foto teksa ishte duke pushuar në Florida.

Por që atëherë, nuk ka shenja të tilla për aktorin, i cili ka postuar një selfie në Instagram për ndjekësit e tij në Ditën e Shën Valentinit.

Aktori 48-vjeçar shfaqet me një peshqir të bardhë rreth vetes, dhe me një buqetë me trëndafila të kuq në sfond. “Gëzuar ditën e Shën Valentinit”, shkruan ai për 17 milionë fansat e tij.

Prej disa vitesh ylli i “Shpejtësi dhe Çmenduri” është në një lidhje me modelen meksikane Paloma Jimenez. Ata kanë tre fëmijë, vajzën 7 vjeç Hania, djalin 5 vjeç, Vincent dhe vajzën 11 muajshe, Paulina. Vogëlushja ka marrë emrin në nderim të shokut të ngushtë të aktorit, Paul Walker, i cili ndërroi jetë aksidentalisht në nëntor të 2013.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel