Verrati rinovon deri në vitin 2020 me PSG

15/02/2016 11:50

Marco Verrati do të vazhdojë të jetë pjesë e Paris Saint Germain. Mesfushori i përfaqësueses italiane firmosi një kontratë të re me kampionët e Francës që skadon në vitin 2020, lajm ky që u bë zyrtar nëpërmjet një komunikate në faqen e internetit të PSG.

Që nga momenti i transferimit të tij në kryeqytetin francez, Verrati ka luajtur 155 ndeshje me fanelën e PSG, 28 nga të cilat në Ligën e Kampioneve.

“Jam vërtet i lumtur që rinovova kontratën. Falenderoj klubin për besimin që tregon ndaj meje vit pas viti. E adhuroj Parisin dhe skuadrën. Do të vazhdoj të jap maksimumin tim së bashku me shokët e skuadrës për t’u dhënë kënaqësi tifozëve tanë dhe për ta bërë PSG skuadrën më të mirë në Evropë”, tha mesfushori.

Sfida e radhës së PSG është ajo me Chelsea për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, aktiviteti që duket se do të ketë edhe vëmendjen më të madhë për parizienët, duke qenë se në kampionat ata janë më të qetë, pasi kanë një distancë të konsiderueshme me ndjekësin më të afërt të tyre, Monaco.

Top Channel