Seti me të brendshme i Simone Holtznagel

15/02/2016 00:00

Pasi pozoi për kopertinën e Playboy-t, Simone Holtznagel ka realizuar sërish një set fotografik “pikant”, kësaj radhe për të brendshmet e markës australiane “Bras N Things”.

22-vjeçarja ka pozuar me disa të brendshme seksi për markën me të cilën ka nisur karrierën e saj në vitin 2012.

Edhe pse ka qenë në kopertinën e Playboy-t, bukuroshja bjonde thotë se ende nuk ka marrë asnjë ftesë nga Hugh Hefner për të vizituar mansionin e tij.

Ajo ka pozuar “topless” për revistën për të rritur dhe thotë që nuk është bërë pishman aspak: “Në fillim u bëra si histerike, por jam e lumtur që pozova për Playboy-n pasi kjo gjë do të më ndihmojë në karrierë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel