Bayern fiton lehtësisht ndaj Augsburgu-t, mposhtet Gladbach

14/02/2016 00:00

Dy gola nga Lewandowski dhe një nga Muller i kanë dhënë fitoren 3-1 Bayern-it në transfertë ndaj Augsburgu-t.

Pas barazimit pa gola ndaj Leverkusen-it javën e kaluar, kampionët e Gjermanisë e kanë pasur të lehtë të fitojnë ndaj Augsburgu-t. Sulmuesi polak shënoi në pjesën e parë,ndërsa dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Pavarësisht shënimit të dy golave ekipi i Guardiola-s vazhdoi lojën e tij sulmuesi dhe gjeti edhe golin e tretë me Muller në minutën e 78.

Për vendasit ngushtoi rezultatin Bobadilla, duke shënuar golin e nderit vetëm 74 minuta para fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Bayern-i e çon në 8 pikë diferencën nga Dortmundi i vendit të dytë, ndërsa ndodhet në kuotën e 56 pikëve.

Të dielën u luajt edhe Hamburgu-Monchengladbach, ku vendasit triumfuar me 3-2. Me këtë 3 pikësh Hamburgu largohet nga fundi i renditjes, ndërsa Monchengladbach përfundon në vendin e 7 me 32 pikë, 3 më pak nga vendi i tretë që të çon në Champions.

Top Channel