Botërori i MotoGP, Repsol Honda zbulon motorin e ri

14/02/2016 00:00

Repsol Honda prezantoi në Xhakarta motorin e ri RC 213 V, në prag të botërorit të MotoGP që do të nisë në muajin mars.

Edhe këtë vit drejtuesit e skuadrës japoneze do të besojnë te Dani Pedrosa dhe Mark Marquz për t’u rrëmbyer titujt botërorë Yamaha-s dhe Jorge Lorenzo.

Telaio e motorit të ri të Hondës zyrtare do të ketë të njëjtat ngjyra si edhe në 2015 me përfshirjen e logos së Michelin.

Modifikimet kryesore të Hondës së këtij viti kanë të bëjnë me përbërësit teknikë dhe aerodinamikë. Telaio është disi më i fortë dhe në gjendje për të përballuar motorin e fortë të mjetit dhe për të garantuar stabilitet në drejtimin e tij të pilotëve.

Gjithsesi, testet e zhvilluara në Sepang treguan se diferencat me Yamaha-n ekzistojnë ende dhe kjo ka bërë që teknikët e Hondës të vazhdojnë punën për ta reduktuar atë që nga testet e Filip Ajlënd dhe në garën e Katarit.

Edhe pse në një ditë me reshje, tifozët e Hondës të pranishëm në pistë në ceremoninë e prezantimit ishin të shumtë, gjë që e ka befasuar 2 herë kampionin e botës, Mark Marquez.

“Befasohem gjithnjë nga mbështetja e tifozëve”, deklaroi Marquez. “Për ne është një nder që të bëjmë prezantimin e Hondës në këtë pistë dhe të takojmë kaq shumë tifozë. Në Sepang bëmë disa hapa para dhe mendoj se jemi në drejtimin e duhur. Tani do shkojmë në Australi dhe unë mezi po pres që të punoj me motorin e ri dhe elektronikën e tij”.

Edhe Dani Pedrosa shprehu padurimin e tij për të nisur këtë sezon në MotoGP. “Kemi shumë punë për të bërë për shkak të ndryshimeve të shumta rregullore”, tha Pedrosa. “Unë jam shumë mirë fizikisht dhe mezi pres të nis punën për sezonin e ri”.

Top Channel