Milani rikthehet të fitorja, tashmë 4 pikë larg zonës Champions

14/02/2016 00:00

Pas barazimit të një jave më parë ndaj Udineses, Milani i është rikthyer fitoreve në Serie A. Kuqezinjtë kanë mundur këtë të diel në “San Siro” 2-1 Genoa-n.

Kolumbiani Bacca dhe japonezi Honda ishin dy autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Mihajlovic, ndërsa golin e vetëm për Genoa-n e shënoi lojtari i cili fazën e parë të kampionatit ishte pjesë e Milanit, Alessio Cerci.

Me 3 pikëte fituara në këtë takim, Milani mban vendin e 6-të në renditje, por është vetëm 4 pikë nga Roma e vendit të tretë, megjithëse Fiorentina dhe Interi, që gjenden përkatësisht në vendin e 4-t dhe të 5-t luajnë mes tyre në mbrëmje.

Të dielën u luajtën edhe 3 ndeshje të tjera në Seria A, ku Torino fitoi në transfertë 1-3 ndaj Palermos, Bologna fitoi në Udine 0-1, ndërsa sfida mes Sampdoria-s dhe Atalanta-s përfundoi me rrjeta të paprekura.

Top Channel