Më 14 shkurt të 1998 në 100mhz/FM dëgjohet Top Albania Radio, që prej asaj dite, ky konstelacion me tre fjalë do të hynte në historinë e Shqipërisë si një faqe e re e saj.

Pa kaluar shumë kohë, kjo radio u shndërrua një fenomen ku përveç të rinjve, ajo iu imponua të gjitha moshave, për një arsye të thjeshtë: Të rinjtë e gjenin veten aty, ndërsa të moshuarit sepse donin të ndiheshin të rinj.

Krijimi i Top Radio-s, ishte një eventiment i rëndësishëm për Shqipërinë e atëhershme, ndonëse një iniciativë private e një të riu me wndrra mbi median e re në Shqipëri dhe fillimisht një radio ndryshe nga të tjerat. Ai ishte Dritan Hoxha.

Por, Tani e konsideroi radion dashurinë e parë të ëndrrës së tij të vjetër. Tashmë kishte prekur fillin e një suksesi, që do të ngacmonte tek ai, në mënyrë të vazhdueshme, vetëm ide dhe risi.

Mosha mesatare e stafit të Top Albania Radio ishte vetëm 20 vjeç. Ndoshta për këtë arsye, ai ndaloi gjithë stafin ta thërrisnin shef, bos apo pronar. Ai ishte thjesht Tani për ta, i cili shpeshherë i thërriste në mbledhje të befasishme, dhe kur të gjithë prisnin vërejtje apo diçka tjetër, ai i ftonte në festë.

Donte të ndante me ta, jo vetëm punën, por edhe suksesin. Por kjo ëndërr vazhdon tashmë po me të njëjtin pasion nga presidentja Vjollca Hoxha.

Pas 18 vitesh, kjo radio vazhdon të mbetet dashuria e rëndësishme për dëgjuesit besnikë të saj por edhe ata të rinj.

Gëzuar ditëlindjen Top Albania Radio, 18 vite janë pak, ky është vetëm fillimi.

Top Channel