Greqi, arrestohen 3 britanikë. Futeshin nga Turqia me armë dhe municione

14/02/2016 00:00

Në alarm ndodhet policia greke pas zbulimit dhe arrestimit të tre shtetasve britanikë me origjinë nga zonat kurde të Irakut.Mediat greke në fillim hodhën dyshimet se bëhej fjalë për tre xhihadistë, por pas dëshmive të para të tyre, u zbulua se donin të shkonin në Siri dhe të luftonin kundër ISIS-it.

Të tre të arrestuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 22 armë dhe mbi 240.000 fishekë që donin t’i çonin në Irak nëpërmjet Turqisë.

Gjithashtu u janë gjetur në dy automjete me të cilat thuhet se kanë udhëtuar nëpërmjet Gjermanisë, Italisë dhe kanë hyrë në Geqi nëpërmjet portit të Igumenicës, shuma parash në kartëmonedha euro, lira turke dhe dinarë të Irakut si dhe disa telefona celularë.

Arrestimet janë bërë dy në Evro, në portin e Akleksandrupolit në kufi me Turqinë dhe një në pikën kufitare të Kipos, që ndan kufirin greko-turk.

Të arrestuarit janë dërguar në prokurori dhe pritet në orët e ardhshme të zbardhen shumë detaje që kanë të bëjnë me arrestimin e tyre, ndërsa sipas burimeve policore emrat e tyre nuk ndodhen në asnjë listë të dyshuarish të Europolit.

Dy javë më parë, autoritetet greke kanë arrestuar në të njëjtin qytet dy të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik.

Top Channel