Taktikat e emigrantëve për të arritur Spanjën

13/02/2016 18:15

Emigrantët që përpiqen të arrijnë Spanjën përmes kufirit tokësor të vendit iberik me Marokun shpikin mënyra nga më të ndryshmet. Nga sa rezulton deri tani, kamuflimi në automjete është metoda e tyre e preferuar.

Rasti i fundit, i zbuluar nga oficerët e policisë spanjolle në enklavën afrikane Melilla, është ai i një 29-vjeçari nga Guinea që fshihet i lidhur me litarë në pjesën e prapme të makinës, sipër dy gomave të fundit. Fotot e tij kanë bërë xhiron e botës.

Por nuk mungojnë as ata që shpesh herë veshin lëkurën e sediljeve për t’u maskuar, apo fshihen tek kruskoti i automjeteve. Por rrugëtimi i mundshëm i tyre jo gjithmonë shkon mirë, pasi nuk janë të pakta rastet kur ata dalin papritur kur u merret fryma ose kur asfiksohen nga karburanti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel