Mos ke harruar diçka Kendall?

13/02/2016 00:00

Të harrosh të veshësh pantallonat mund të jetë e ankshme për dikë, por jo për Kendall Jenner, e cila del me të brendshme në reklamën e re të Estee Lauder. 

Në këtë video 20-vjeçarja zgjohet vonë, por duhet të jetë gati për fotot e mëngjesit.  Sigurisht nuk harron të vendos make up, të rregullojë fotot, por neglizhon në veshje.

Por qëllimi i fushatës është tjetërkund. Reklama sugjeron se e vetmja gjë që femrat nuk duhet të harrojnë në shtëpi, nuk janë pantallonat, por i kuqi i buzëve, për të qënë të saktë, Pure Color Envy Sculpting Gloss, e markës së saj.

Top Channel