Mustafa: Më 17 shkurt festojmë, jo protestë

13/02/2016 11:00

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ftuar qytetarët që në 8 vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt të festojnë dhe mos të bëhen pjesë e protestës së opozitës.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se askush e as vendimet arbritrare, nuk mund ta zbehë kremten e 17 shkurtit.

“Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Top Channel