Kur është fjala për stil, duket se disa gjëra janë vetëm gjenetike. Gigi dhe Bella Hadid tërhoqën të gjithë vëmendjen ditën e enjte në sezonin e tretë të shfaqes së modës “Yeezy”.

Gigi Hadid, e cila momentalisht është e lidhur me ish-yllin e “One Direction”, Zayn Malik, mbante veshur një fustan të zi. Motra e saj më e vogël ishte veshur me pantallona dhe xhaketë.

Bella Hadid është 19-vjeçe dhe është në hapat e para në botën e modës, ndërsa Gigi, për një kohë relativisht të shkurtër, edhe pse vetëm 20 vjeçe, është kthyer në një prej modeleve më të kërkuar dhe pjesë e “Victoria Secret”.

Në këtë ngjarje të modës sigurisht që nuk mund të mungonin edhe motrat  Kendall dhe Kylie Jenner, të cilat më pas kanë publikuar foto në rrjetet sociale së bashku me motrat Hadid.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel