Mayweather dhe kolosët e tij

12/02/2016 00:00

Floyd Mayweather ka një nga grushtet më të fuqishme në botë, por duket se nuk është i zoti që të mbrojë veten rrugëve.

Kampioni amerikan i boksit u pa në Londër me disa truproja gjigande që e rrethonin në një rrugë të qetë të kryeqytetit anglez.

I gjatë 1,72 metra, Floyd dukej praktikisht një xhuxh në mes të truprojave të tij, mes të cilëve ishte edhe Alfonso “Big Church” Redic, një kolos 2,1 m i gjatë.

Mayweather dhe 4 gjigandët rreth tij ecën përgjatë Mount Street në qendër të Londrës, duke parë dyqanet luksoze të modës.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel