Justin nuk është më çun mamaje

12/02/2016 00:00

Nuk është më një çun mamaje. Në intervistën e tij për GQ, Justin Bieber rrëfen për marrëdhënien me të ëmën, Pattie Mallette.

Sipas yllit 21-vjeçar të popit, nuk ka ndryshuar shumë nga hera e fundit kur ai ka deklaruar për Hollyvvood Reporter se komunikimi i tyre ishte pothuajse “inekzistent”.

Marrëdhënie e tij me të ëmën, Mallette dhe të atin, Jeremy Bieber ende mbetet “e vakët”, ka thënë ai për GQ.

“Jam më shumë i lidhur me babin se me mamin”, ka shpjeguar ai, duke shtuar se “nuk e sheh sa herë do të dëshironte”. Aktualisht i ati jeton në Ontario ndërsa e ëma është zhvendosur në Hauai.

Lidhjet e ngushta të Bieber me Mallette u trajtuan në një dokumentar në 2011, “Never say never”. Pattie ishte vetëm 17 vjeç kur lindi këngëtarin e ardhshëm, i cili u rrit në një familje me të ardhura të ulëta.

Kur Justin ishte 13 vjeç, agjenti i tij i ardhshëm, Scooter Braun, e zbuloi atë nëpërmjet një videoje, dhe më pas vijon historia.

Top Channel