Shumë prej të rinjve ende dhe sot, i drejtohen martesave me shkuesi. Ndaj në Shqipëri, roli i shkuesit vazhdon të ekzistojë megjithëse me kalimin e kohës ka pësuar një sërë ndryshimesh të dukshme.

Tradita e mblesërisë ka qenë një zakon i vjetër, ku në disa zona në veri të vendit, bëhej që në djep, e në zona të tjera, çifti njihej me njëri-tjetrin në ditën e martesës.

Shumë njerëz i konsiderojnë të shëndetshme lidhjet me rekomandim. Misioni i shkuesit quhet i përfunduar, kur pas takimit të dytë çifti thotë, “po”.

Madje, për t’ju përshtatur modernizimit shoqëror, tanimë në shumë zona shkuesi, quhet rekomandues, njohës i familjeve ose ndërmjetës.

Dhurata e këpucëve për shkuesit nuk gjen më zbatim në ditët e sotme. Këpucët janë zëvendesuar me çorape, këmishë ose para.

Për shumë të rinj, martesa me shkuesi është një shkelje e lirisë personale, e ndërsa për të tjerë martesa të tilla janë një zgjidhje e mirë.

Top Channel