“Është kohë provash”

11/02/2016 00:00

Lady Gaga do të jetë artistja e parë që do të performojë në Super Bowl, Grammy dhe Oscar në të njëjtin vit.

Pasi këndoi himnin në finalen e madhe të futbollit amerikan, këngëtarja e famshme po përgatitet për performancën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore të vitit, që do të mbahet të hënën.

29-vjeçarja po bën provat dhe në Snapchat postoi disa video për të vërtetuar punën e lodhshme.

Gjithashtu, postoi një foto vetëm me një kostum të zi, ku shihej duke zgjedhur veshjet në garderobë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel