Rikthehet “Arrëthyesi”

10/02/2016 00:00

Rikthehet pas 7 viteve, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, “Arrëthyesi”, baleti i famshëm i Tchaikovskyt.

Nën interpretimin e artistëve të rinj e me një imazh tjetër, baleti vjen më i freskët nën koreografinë e Ilir Kernit.

“Natyrisht që edhe koncertualisht është disi më ndryshe, ashtu sikurse edhe nga ana koreografike. Gjithsesi kemi edhe artistë të tjerë të rinj që do të luajnë. E gjitha kjo bën që vepra të ketë një frymëmarrje dhe shpirt totalisht tjetër. Jam i lumtur që rivendosim Arrëthyesin, një nga veprat më të shikuara në të gjithë teatrot e botës”, tha drejtori i TKOB-së, Ilir Kerni.

Nën atmosferën e festave, në TKOB do të shfaqet premierë më 14 Shkurt.

Top Channel