Khloe Kardashian ndahet nga ylli i NBA

09/02/2016 00:00

Khloe Kardashian dhe James Harden nuk janë më çift. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka lënë të nënkuptojë ndarjen nga basketbollisti i Houston Rockets pak javë më parë, duke iu bashkuar një agjencie për lidhje të reja.

“Ajo e ka lënë atë pak javë më parë”, ka thënë një burim për revistën “US”. Khloe ka nisur të shoqërohet me James korrikun e kaluar, ndërsa në muajin gusht ajo u fotografua për herë të parë duke u puthur me të, në ditëlindjen e Kylie Jenner.

Thashethemet për një ndarje mes tyre kanë qarkulluar tepër së fundmi, por Khloe në fillim të muajit janar ka konfirmuar se ende vazhdonte të dilte me të.

Khloe ende nuk ka konfirmuar lajmin për ndarjen e saj me James, por nga burimet pranë saj raportohet që çdo gjë të ketë marrë fund.

Ndërkohë, Khloe ende vazhdon të jetë e martuar me basketbollistin Lamar Odom.

Top Channel