Zouma humb Europianin, jashtë fushave për 6 muaj

09/02/2016 00:00

Kurt Zouma do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit si dhe Europianin që do të mbahet në vendlindjen e tij këtë verë. Në ndeshjen ndërmjet Chelseat dhe Manchetser United 21-vjeçari pësoi një dëmtim “horror” duke e detyruar që t’i nënshtrohet një operacioni.

“Stafi mjekësor i Chelseat ka konfirmuar se Kurt Zouma ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit dhe ai do t’i nënshtrohet një operimi brenda 48 orëve dhe pritet të jetë jashtë fushave rreth 6 muaj”, thuhet në deklaratën zyrtare të skuadrës londineze.

Numri 5 i bluve pritet të ishte në mesin e 23 lojtarëve që Didier Deschamps do të përzgjidhte për të qenë në Europainin e kësaj vere, kjo edhe për shkak se Zouma është lojtari i dytë, pas Willian, me më së shumti paraqitje me fanellën e Chelseat këtë sezon.

Zouma ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të Kombëtares franceze, ndërsa ai ftua në Kombëtaren A pikërisht përpara ndeshjes miqësore që “gjelat” e kishin me Shqipërinë në nëntor të vitit 2014.

Top Channel