Kosovë, krerët e komunave kërkojnë rritje të buxheteve lokale

08/02/2016 00:00

Kryetarët e komunave të Kosovës, përfshi edhe ata të komunave me shumicë serbe, kanë kërkuar nga qeveria më shumë buxhet, për zbatimin e projekteve lokale për banorët.

Gjatë një takimi në qeveri, ku mungoi për arsye të udhëtimit jashtë vendit kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetarët nuk u morën fare me krizën politike, edhe pse kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës u shpreh se, kriza qendrore po ndikon edhe në nivelin lokal.

“Ne inkurajojmë dialogun në të gjithë spektrin politik, për një komunikim të vazhdueshëm, me qëllim që të zgjidhim problemet politike. Nuk mund të jemi indiferentë, as ne si kryetarë të komunave, ndaj gjendjes aktuale politike, por gjithmonë duke e përjashtuar dhunën si opsion, sepse dhuna nuk është zgjidhje e problemeve politike në vend”, tha Naim Ismajli, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Por, edhe pse e gjithë kriza po ndodh për shkak të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Gracanicës, Leposaviçit e të tjerë, të cilët parashikohet të bëjnë pjesë në këtë bashkësi të re, nuk folën asgjë përveç kërkesave për projekte lokale edhe pse ishin të pranishëm në takim.

Top Channel