Diego Costa çon “djajtë” në “ferr”

07/02/2016 00:00

Goli i Diego Costas në minutat shtesë të ndeshjes i dha një pikë Chelseat në përballjen kundër United në “Stamford Bridge” që përfundoi 1-1. Kështu, “blutë” vazhdojnë serinë e ndeshjeve pa humbje me trajnerin Hiddink.

Costa, që luajti ndeshjen e parë kundër United që nga transferimi i tij në Londër, shënoi golin e tij të gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit kur kronometri po shënonte te minuta e 91-të.

Sulmuesi spanjoll kishte mundësinë t’i dhuronte tre pikë të arta skuadrës së tij, por David de Gea u tregua i jashtëzakonshëm, ashtu siç ishte edhe në tre raste të tjera.

Të parët shënuan miqtë që në minutën e 61 kaluan në epërsi falë golit të Lindergaard, por më parë Chelsea humbi mbrojtësin Kurt Zouma i cili pësoi një dëmtim horror.

Ky barazim ishte i katërti radhazi për Chelsean në shtëpi, por vazhdon serinë pa humbje ndaj United duke e çuar në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Më herët gjatë ditës, Arsenali arriti një fitore të rëndësishme në transfertë me Bournemouth duke 0-2 falë golave të Ozil dhe Chamberlian. Me tre pikë të reja “topçinjtë” ngjiten në vendin e tretë.

Top Channel