A do të guxonit ta parkonit makinën mbi liqenin e ngrirë?

07/02/2016 00:00

Mund të keni dëgjuar për patinazh mbi sipërfaqet e ngrira të ndonjë liqeni, por a keni dëgjuar ndonjëherë për parkim të makinave mbi të?

Një gjë e tillë ka ndodhur pavarësisht se nuk ka rezultuar një ide shumë e mirë.

Pamjet nga liqeni “Geneva” në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregonin makina të zhytura pjesërisht në ujë pasi akulli ishte thyer nën peshën e mjeteve.

Disa nga makinat të parkuara për festimet e festivalit dimëror të liqenit “Geneva” u desh të tërhiqeshin në breg.

Në makina nuk ka pasur asnjë person ndaj fatmirësisht gjithçka ka përfunduar pa të lënduar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel