Depp: Ja si e kuptova që kisha rënë në dashuri

07/02/2016 00:00

Filmi “The Rum Diary” i vitit 2011 mund të këtë thyer rekordet e shikueshmërisë, por për Johnny Depp ai ka sjellë një tjetër sukses, pasi në këtë film ka njohur bashkëshorten e tij aktuale, Amber Heard.

Aktori 52-vjeçar ka zbuluar se pas përfundimit të xhirimeve të filmit, ai kuptoi se kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me 29-vjeçaren.

“Ajo ishte në mendjen time gjatë gjithë kohës, kështu që “iu ngjita” nga pas”, ka thënë Johnny në skenën e ceremonisë së “Santa Barbara International Film Festival”.

“Në fakt nisëm të ngacmonin njëri-tjetrin. Pa kuptuar, rezultoi e mrekullueshme”, u shpreh Depp, i cili me shaka shtoi: “Ndodhi në ditën e parë të konferencës së “The Rum Diary”. Kështu që vendosëm të martoheshim po atë ditë”.

Në fakt, çifti u martua në shkurt 2015 në shtëpinë e tyre në Los Angeles, në praninë e miqve dhe familjarëve.

Top Channel