Gol i pamundur në Evropianin e futbollit në sallë (Video)

07/02/2016 11:00

Ricardinho shënoi ndaj Serbisë një tjetër gol të mrekullueshëm që ia shton “magjive” të karrierës së tij.

Lojtari portugez i futbollit në sallë kaloi kundërshtarin me një parabël të pabesueshme para se të godiste fort me të majtën, duke lënë portierin pa asnjë shans reagimi.

Ky gol i jashtëzakonshëm u shënua në ndeshjen Serbi-Portugali, e vlefshme për grupin A të Evropianit të futbollit në sallë, që po zhvillohet në Beograd.

Publiku serb e duartrokiti gjatë “magjinë” e portugezit.

Top Channel