Xhudo, Kelmendi fiton Grand Slam-in e Parisit

06/02/2016 00:00

Xhudistja Majlinda Kelmendi i ka sjellë një tjetër medalje ari Kosovës. 24-vjeçarja është shpalluar kampione në Grand Slam-in e Parisit, në peshën 52 kg, pasi ka mposhtur në finale rumunen Andrea Citu.

Kelmendi është sportistja më e talentuar e Kosovës dhe e Shqipërisë në këtë sport dhe njëkohësisht mban vendin e parë në renditjen botërore për këtë peshë.

24-vjeçarja ka fituar medaljen e artë në dy botërore radhazi, në 2013 dhe 2014 dhe vendin e parë në Europianin e vitit 2014.

Top Channel