Selfie që ka bërë konfuz internetin

05/02/2016 00:00

Kur Kaylan Mahomes postoi një foto selfie me binjaken e saj, Kyla dhe të ëmën, rrjeti social u bë mjaft konfuz.

Në diçiturën e fotos së gjimnazistes shkruhej: “Mami, binjakja dhe unë”.

Por për shkak të ngjashmërisë së jashtëzakonshme, dhe rinisë së lëkurës, duket se fotoja bën fjalë për trinjake, duke u ngatërruar se kush është nëna.

Pasi panë suksesin që pati selfie e tyre, familja krijoi një faqe në Instagram për të shpërndarë më shumë foto të treshes që jeton në Indianapolis.

Por sërish pyetja e madhe mbetet: “Kush është mamaja?”. Postimi i dytë prej tyre mund të na japë ndonjë të dhënë.

Postimi është një video e një prej vajzave që mban kamerën teksa të treja pozojnë për një foto. Më pas ato shpërthejnë në të qeshura, kur e kuptojnë se po regjistrojnë video. Në diçiturë thuhet: “Kur mami juaj mendon se është foto”, dhe hashtagu #whosthemom? (kush është mami.)

E në fakt zonja në të majtë duket mjaft e ngjashme me atë me xhaketë të zezë në foton e mëparshme. E gjeni dot?

FOTO GALERI
1/1

Top Channel