Të ka marrë koka flakë Drew!

05/02/2016 00:00

Ajo tërhoqi vëmendjen me rolin e saj si Gertie tek ET. Dhe ka bërë një hap të rrallë nga një yll që fëmijë në një aktore të suksesshme.

Drew Barrimore ka një perspektivë unike në atë që quhet ‘hot’ në Hollivud. Duke pozuar me flokët e saj në flakë për Harper’s Bazaar, 40-vjeçarja thotë se përpjekja për të qënë gjithmonë në krye ishte e paqëndrueshme.

“Nuk besoj se jam domosdoshmërisht e nxehtë tani, sepse i kam të gjitha prangat në një tufë zjarresh të ndryshme”, ka shpjeguar aktorja.

Teksa është rritur, Drew merret me një sërë gjërash, ka kompaninë e saj të produksionit, “Flower Films”, ka dhënë në dorë në biznesin e make up, dhe ka publikuar dhe linjën e saj të verës.

“Shkruaj, bëj makeup, dizenjoj. Po përhap Flowers në kategori të ndryshme. Është një gabim i madh të mendosh të digjesh në shkëlqimin tënd për gjithë jetën. Nuk mund ta mbash. Është raskaptiëse dhe aspak realiste”, ka thënë ajo.

Misioni i Drew për të gjetur balancën në jetën e saj janë vajzat e saj, Olive dhe Frankie.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel