Varros të gjallë të dashurën për t’u bërë i pasur

05/02/2016 00:00

Për t’u bërë pasanik dy janë rrugët; shumë punë dhe fat. Por një i ri nga Tanzania zgjodhi një të tretë; t’i drejtohet një “magjistareje” për këshilla.

Këshilla e magjistares ishte makabre. Ajo i thotë që të “varrosë të gjallë” të dashurën e tij nëse dëshironte që të bëhej i pasur.

I tunduar nga kjo, i riu nuk u mendua dy herë dhe ndërtoi një bunker prej betoni, ku futi me zor të dashurën e tij, rreth 20 vjeç dhe pas plotësimit të këtij kushti, u vu në pritje të realizimit të magjisë.

Kaluan 8 muaj dhe e vetmja “pasuri” që përfitoi i riu ishin prangat e policisë, e cila u njoftua më parë nga një grup turistësh që dyshonin se një person po mbahej peng.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në zonat rurale të Tanzanisë. Policia liroi “të sakrifikuarën”, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha trupore. Ajo mezi flet dhe nuk ecën dot, ndaj për këtë mjekët thonë se do t’i duhen disa muaj kohë që të rinisë të hedhë hapat e parë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel