Charlotte McKinney zhvishet për “GQ”

05/02/2016 00:00

Ka kaluar plot një vit që kur Charlotte McKinney u bë e famshme falë reklamës së saj provokuese në Super Bowl dhe 22-vjeçarja, duke qenë se jemi afër Super Bowl-it të radhës, ka vendosur të zhvishet sërish.

Modelja bukuroshe ka pozuar nudo për versionin meksikan të revistës “GQ” dhe shihet duke mbuluar pjesët e saj intime me erashkë dhe kapele.

Në kopertinë ajo ka pozuar me një xhaketë të kuqe të hapur dhe gjoksin e ka mbuluar me një erashkë po të kuqe.

Në shumicën e fotove, Charlotte i ka flokët të lëshuara, ndërsa në disa prej tyre i ka të kapura gërshet. Gjithsesi, nuk besojmë se e ka mendjen njeri te flokët…

FOTO GALERI
1/7

Top Channel