Zyrtarizohet rezidenca e Kombëtares në Francë

04/02/2016 00:00

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar “shtëpinë” e përkohshme të Kombëtares në Francë, vend ku do të qëndrojë përgjatë finaleve të Europianit të këtij viti.

Kuqezinjtë do të akomodohen në hotelin me pesë yjë të quajtur “L’Agapa” që ndodhet në veriperëndim të Francës, në Perros Guirec të Bretagnës nga data 6 deri më 23 qershor.

Shqipëria do të jetë atje pesë ditë përpara se të fillojë zyrtarisht edhe aktiviteti, ashtu siç e specifikon shumë qartë edhe rregullorja e UEFA-s.

Mirëpo, FSHF ka menduar edhe për ndonjë surprizë të bukur nga Kombëtarja, pasi ka arritur marrëveshje që përfaqësuesja të mund të qëndrojë edhe më gjatë se data 23 qershor në rast kualifikimi për në fazën tjetër të Europianit.

Ndërkohë, federata ka prenotuar edhe 3 hotele të tjerë në Francë, saktësisht në Len, Marseille dhe Lyon ku Kombëtarja do të qëndrojë një ditë përpara dhe gjatë ditës së ndeshjeve me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë.

Top Channel