Rita Ora kalon një natë me Gerard Butler

04/02/2016 00:00

Rita Ora dhe Gerard Butler kanë shijuar një darkë romantike e më pas kanë kaluar natën në një hotel luksoz, raporton “US Weekly”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe aktori hollivudian e kanë kaluar këtë natë në West Hollywood, gjatë muajit janar.

Një tjetër burim ka shtuar gjithashtu se gjatë darkës, dyshja është parë teksa përqafohej.

Nuk është ende e qartë nëse Butler është ndarë nga e dashura e tij Morgan Brown, më të cilën ka nisur të shoqërohet në muajin maj 2014.

Top Channel