Itali, shpallet i pafajshëm 65-vjeçari që ngacmonte femrat e zyrës

04/02/2016 00:00

Një 65-vjeçar italian i akuzuar për ngacmim seksual të kolegeve të tij në punë u shpall i pafajshëm sepse gjykatësi tha se ai nuk i bënte këto veprime për të përfituar kënaqësi seksuale, por për shaka.

Gjykata e Palermos doli në përfundim se burri kishte një “sens humori të papërshtatshëm, të përzier me një mënyrë të papërshtatshme për të vendosur marrëdhënie hierarkike në zyrë”.

Sindikatat e punëtorëve në Itali e kanë kritikuar shumë ashpër këtë vendim.

“Gjykata e Palermos ka dhënë një vendim që do e kishte zili edhe Arabia Saudite”, shkroi opinionisti Massimo Gramellini në faqen e parë të gazetës “La Stampa”.

Top Channel