Ligue 1, PSG ‘nga një tjetër planet’, fitorja e 8 radhazi

04/02/2016 00:00

Deri tani në kampionatin francez janë luajtur 24 javët e para të kampionatit, por PSG ka krijuar një diferencë prej 24 pikësh nga vendi i dytë, duke fituar edhe ndeshjen e kësaj jave 3-1 ndaj Lorient.

Për ekipin e drejtuar nga trajneri Laurent Blanc shënuan Cavani, Ibrahimovic dhe Kurzawa, ndërsa për Lorient barazoi përkohësisht në pjesën e parë Guerriero.

Fitorja e fundit për Paris Saint Germain ishte e teta radhazi në Ligue 1. PSG ka thyer edhe një tjetër rekord pasi ka 33 ndeshje pa humbje në kampionat, duke lënë pas rekordin e vendosur nga Nantes në vitin e largët 1995 me 32 rezultate pozitive radhazi.

Top Channel